Ditë jo e mirë për Prishtinën”, Shpend Ahmeti flet pas karantinimit të kryeqytetit

11.04.2020 20:17:55

Kyetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur pas vendimit për karantinimin e kryeqytetit, pas paraqitjes së 20 rasteve të reja me koronavirus.

Ahmeti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se 20 rastet janë të gjitha nga kontakti, shkruan lajmi.net.

Lajmi i keq sipas tij është se duhet të shtohen masat restriktive në Prishtinë.

“Ditëve në vijim do të ashpërsohen masat. Me ditë të tëera kemi bërë thirrje për mosrelaksim. Po hyjmë në një fazë kritike. Në qoftë se ndonjëherë në jetë më keni dëgjuar për diçka po ju lus me qëndru në shpi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Ditë jo e mirë për Prishtinën. Nga 25 kontaktet e personit të infektuar ditë më herët, 20 janë testuar pozitiv sot. Lajmi i mirë është që të gjitha janë kontakte të personit të infektuar. Lajmi i keq është se tani duhet të shtojmë masat resktriktive në Prishtinë.

Të gjithë personat ishin pa simptome. Pas konsultimeve me Ministrin Vitia, Prishtina prej sonte hyn në karantinë. Hyrje/daljet do të jenë të kontrolluara, si dhe do të kemi masa të shtuara policiore në lagjen Mati 1. Policia nuk do të lejojë grumbullimin e më shumë se dy personave dhe po ashtu do të ketë kontrolla më të mëdha. Tri lokacione, një kompleks banesor dhe dy shtëpi shkojnë në mbikqyrje 24 orëshe nga policia.

Ditëve në vijim do të ashpërsohen masat. Me ditë të tëera kemi bërë thirrje për mosrelaksim. Po hyjmë në një fazë kritike. Në qoftë se ndonjëherë në jetë më keni dëgjuar për diçka po ju lus me qëndru në shpi.

Përsëritne tek të gjithë që i njihni #rriNshpi #rriNshpi