Shifra dramatike! SHBA tejkalon Italinë, bëhet vendi me më shumë viktima e të infektuar nga COVID-19

11.04.2020 20:15:06

Rekord i zi! Nga dita e sotme, SHBA është vendi me më shumë viktima dhe me më shumë të infektuar nga COVID-19 në gjithë botën.

SHBA shënon 20 mijë e 64 viktima, kurse Italia 19 mijë e 468, por Italia tashmë ka një trend shumë më të ulët.

Nga ana tjetër SHBA numëron gjysmë milion të prekur, nga 1 760 853 që ka gjithë bota.

Vetëm New York ka më shumë të infektuar se sa gjithë vendet e tjera kurse në Europë gjendja është rënduar në Francë, Britani apo Zvicër.