Prishtinë/ “Mati 1” do të jetë nën masa të shtuara policore

11.04.2020 20:11:13

7 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë, teksa 20 prej tyre vijnë nga Prishtina.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se të gjitha janë raste kontakti të personit të infektuar disa ditë më herët.

Po ashtu, Ahmeti ka bërë të ditur se lagja “Mati 1” do të jetë nën masa të shtuara policore.

Në këtë kontekst, kjo lagje do të jetë e monitoruar nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, nga nesër janë paralajmëruar edhe një sër masash, më të ashpra kundër përhapjes së COVID-19.