Policia: Kufoma qëndroi në zonën e Selitës për gati një vit!

12.09.2016 13:18:22

Policia konfirmoi lajmin se trupi i pajetë i një personi të seksit mashkull u gjet në Tiranë, një ditë më parë. Sipas policisë është e vërtetë se kufomës i mungonin disa gjymtyrë, por tashmë viktima ishte “skeletizuar”. Nga hetimet, dyshohet se personi i pajetë mund të ketë rreth një vit që ka ndërruar jetë. Në njoftim nuk specifikohet nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vdekje natyrale.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 11.09.2016, rreth orës 11:00, në Kodër Selitë, është gjetur një trup të cilit i mungonin disa gjymtyrë, i skeletizuar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se trupi është i seksit mashkull dhe të ketë rreth një vit që ka vdekur.

 

 

Nga veprimet proçeduriale nuk konstatohen dëmtime në pjesën e kafkës.

Trupi i gjendur u dërgua për ekzemanim në mjekësinë ligjore.