Me rastin e vdekjes së nënës së heroit Agim Ramadani, Fetihe Ramadani, kryetari i Kuvendi të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një telegrami, i ka shprehur familjes Ramadani ngushëllimet më të sinqerta.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së madhe, Fetihe. Nëna e heroit Agim Ramadani, si të gjitha nënat e tjera të Kosovës, ishte burim i frymëzimit patriotik e atdhetar të bijave dhe bijve më të mirë të vendit, të cilët në momente të kthesës historike, nuk kursyen as gjakun e tyre, për lirinë të cilën ne sot e gëzojmë






































