Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell me rastin e festës së Kurban bajramit ka uruar në tre gjuhë të gjithë besimtarët e fesë Islame.
Ai ka dëshiruar shëndet, paqe dhe begati për të gjitha familjet.
“Gjithë besimtarëve Mysliman ju uroj festën e Kurban Bajramit. Shëndeti, paqja dhe begatia le të mbizotërojë në familjet tuaja”, shkruan ambasadori, duke e shkruar urimine tij në shqip, serbishte anglisht.