COVID-19: Zvicra vazhdon lehtësimin e masave, shkollat dhe këto biznese rihapen nga sot

11.05.2020 08:40:35

Zvicra vazhdon lehtësimin e masave ndaj COVID-19.

Zvicra ka njoftuar një sërë masash për lirimin e kushteve të bllokimit në vend, raporton Reuters.

Nga sot, shkollat fillore dhe sekondare të mesme e të ulëta do të rihapen, që do të thotë që fëmijët deri në moshën 15 vjeç mund të rifillojnë arsimin e tyre.

Dyqanet, tregjet, muzetë, bibliotekat dhe restorantet gjithashtu do të lejohen të rihapen me kusht që ato të respektojnë “masat paraprake”, transmeton lajmi.net.

Niveli i kërcënimit nga koronavirusi në vend mbetet ‘i jashtëzakonshëm’ sipas klasifikimit të qeverisë.

Zvicra ka raportuar 30,305 raste të sëmundjes, sipas Qendrës së Burimeve John Hopkins Coronavirus, me 1.833 vdekje.