Daci: Politikanët nuk aktrojnë më mirë se aktorët, ata gënjejnë!

Daci: Politikanët nuk aktrojnë më mirë se aktorët, ata gënjejnë!

27.01.2017 10:41:32

Aktori maqedonas Dragan Spasov Dac i cili ka interpretuar një numër të madh rolesh në skenat teatrore të Maqedonisë, ka qenë i ftuar në intervistë për Faktor24.

Në intervistë i popullarizuari Dac ka folur për përgjegjësinë e politikanëve, për situatën në shoqëri dhe pse ata mbeten yje më të mëdha sesa aktorët. Përndryshe, aktrimi i tyre nuk u shkon mirë sepse janë shumë të dukshëm dhe dinë vetëm të gënjejnë.

‘Mjaltë dhe qumësht të rjedhë askujt nuk do t’i interesojë se cili është kryeministër ose kryetar. Të gjithë çështjet janë shënjestër e politikanëve sepse nga to kërkohet përgjegjësi për atë çka nuk funksionon shteti’, thotë aktori.

Dac ka folur edhe për pjesëmarrjen në ‘Revolucionin Laraman’, veçanërisht pas reagimit të ashpër sepse duheshte të arrestohet djali i tij për shkak se ishte i rregullt në protesta.