Milenko bie pre e lajmeve të rrejshme, kritikon ministrin për ushtarët shqiptarë...

Milenko bie pre e lajmeve të rrejshme, kritikon ministrin për ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën (Foto)

27.01.2017 10:32:29

Praktika e ushtarëve shqiptarë në ushtrinë greke që e bënë shqiponjën të veshur me veshje të ushtrisë greke, ka ngjallur interesim tek mediat shqiptare në Maqedoni që të riaktualizojnë ngjarje që kanë ndodhur para 12 viteve.

Në foton e riaktualizuar nga disa portale në gjuhën shqipe, shihen ushtarë shqiptarë me veshjet e ushtrisë së Maqedonisë duke bërë shqiponjën, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Alooo… Jolevskiiiii… A punon ti diçka?
Në vend që të ec luani në ushtri, aty fluturon shqiponja.” i është drejtuar ministrit Zoran Jolevski, gazetari kontravers Milenko Nedellkovski.

Nga Ministria e Mbrojtjes në Maqedoni reaguan mënjëherë ku thanë se fotografia daton që nga viti 2005 ku disa ushtarë vullnetarë të ushtrisë së Maqedonisë kanë bërë shqiponjën.