Daçiq nuk dëshiron që Serbia t’i ketë miq SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Francën

27.12.2017 23:49:14

Duke folur për presionet e fuqive të mëdha ndaj vendeve që nuk e njohin Kosovën, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se këto vende nuk punojnë për interesat e Serbisë.

“SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca, nuk mund të them se janë miq, i kërkoj falje presidentit Vuçiq por ata nuk punojnë për interesa tona por kundër tyre. Unë nuk mund t’i respektojë ata si partnerë, larg të qenit miq me ta”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se Rusia nuk do të lejojë kurrë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, pasi ka edhe të drejtën e vetos.

Daçiq ka thënë se Serbia ka vuajtur pasojat që nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës më 2008 e deri më 2012, kur më shumë se 80 vende e njohën Kosovën.

“Në atë kohë ne humbëm garën, pjesa më e madhe e Evropës e njohu Kosovën dhe i lanë vendet e Afrikës dhe Azisë të vazhdojnë”.

“Mendoj se dikush në Serbi duhet të ulet dhe të bëjë një memorandum të ri ose diçka më shumë”, ka shtuar ministri i Jashtëm serb.