Macron dhe Papa personalitete të vitit

27.12.2017 23:56:36

Në Francë u zgjodhën kryetari i shtetit dhe i pari i Vatikanit Për një të tretën e francezëve, presidenti francez Emannuel Macron dhe Papa Françesku, janë “personalitete në vitin 2017”. Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Ifop, midis tetë personaliteteve të vitit, 33 për qind e të anketuarve francezë zgjodhën kryetarin e shtetit francez Emannuel Macron dhe udhëheqësin suprem të Vatikanit, Papa Françeskun. Në anën tjetër, Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u kanë bërë thirrje sot palëve të përfshira në konfliktin e armatosur në lindje të Ukrainës, për të shkëmbyer të gjithë të burgosurit e mbetur.