Sela: Nuk e lëshuam qeverinë, na dëbuan prej saj

27.12.2017 23:58:33
Sonte në emisionin ‘Click plus’ në Tv21 i ftuar ka qenë kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela i cili ka sqaruar shumë të pathëna deri më tani. Pse Ali Ahmeti nuk do ulët më me Ziadin Selën? A do të shpalos fakte Sela për akuzat se Ahmeti është organizator i ngjarjeve të 27 prillit? Si e pranoi anëtarësia vendimin e Aleancës që të largohet nga qeveria? A është ende e gjallë Deklarata e Përbashkët e partive parlamentare shqiptare? Ku mbeti tryeza e përbashkët e partive shqiptare?, këto e shumë përgjigje të tjera i ka dhënë sonte pikërisht Sela, ndërkohë që opinioni ishte vërtetë i habit me ngjarjet e fundit politike që ndodhën në vend.

“Parapëlqej të shoh veten si një lider që bashkon sa më tepër bashkëveprimtarë dhe këtë duhet të vlerësojë opinioni nuk dua të flas në veten e parë njëjes dhe gjithësecilin prej nesh se për cfarë jemi realisht”, kështu është shprehur Sela në fillim të debatit.

ISHIM DHE JEMI SUBJEKT QË BASHKON

Sipas kryetarit të ASH-së, partia e tij ka sjellë shumë risi në qeverisjen e re dhe se ka ndikuar shumë në rëzimin e regjimit të Gruevskit.

“Gjatë kësaj periudhe ne si ASH kemi sjellë risi dhe ndryshim të konceptit dhe ky është fakt i pamohueshëm dhe do vazhdojmë këtë rrugë, ne jemi ndryshimi që kemi rëzuar një regjim në asnjë moment nuk kemi pasur dilema dhe opcione dhe kemi qenë të përcaktuar që regjimi i kaluar të shkojë dhe në momentin atë që e kemi thënë sa i përket të tryezës të përbashkët nuk e kemi përbuzur dhe kemi nënshkruar kontratën dhe pa marë parasyshë oponencës politike armiqësive kemi gjetur guximin që të bëhemi bashkë në një koalicion dhe shumë momente tjera që dëshmojnë se ASH është subjekt që bashkon jemi përballur me shumë kritika dhe nënshkrues të deklaratës por kemi parë përpara dhe do vazhdojmë ashtu”, thekson kështu mes tjerave Sela.

JA KUR ISHA TEK SHTËPIA E ALI AHMETIT DHE PSE?

Sela në vazhdim të debatit ka sqaruar edhe momentet kur ka qenë tek shtëpia e liderit të BDI-së dhe bisedat që kanë zhvilluar mes vete.

“Ahmeti ka nis të bëhet sentimental dhe në qoftë se do të ishte ndoshta kishte pak sentimentalizëm për popullin situata këtu do ishte shumë më ndryshe, para ngjarjeve të 27 prillit kam qenë ai pas ngjarjeve te unë në shtëpi nuk ka qenë, e vërteta është kur thuhet pa bisht unë kam qenë tek ai ja kam nderuar shtëpinë ja kam pi dhe kafen dhe ai nuk e ka pi as ujin tek shtëpia ime, këto nuk janë tema dhe realisht jam i interesuar për ato tangime, është dashur të rrëzoj komplet një ligj për përdorimin e gjuhëve ku BDI dhe LSDM ishin marrë vesht ligj i cili është i njejtë si ai paraprak që kishte disa nene më tepër dhe pjesën gjykata dhe i cili e ndante përsëri të drejtën e të folurit dhe të shkruarit, a kam qenë në moment tjetër kam qenë po ditën e dielë kur Nikolla Gruevski priste te dritarja e VMRO për t’u bë qeveria mes VMRO dhe BDI, ai më ka thirrur dhe më tha kemi biseduar dhe numrat ishin patjetër për shumicë si numra dhe për t’u kushtëzuar VMRO ose LSDM, Ahmeti më ka thënë se ka vendosur të hyjë në koalicion me VMRO por afati i fundit, i kam thënë që është e drejta e juaj të vendosni si parti por mendoj se bëni gabim sepse e para ju mund të shërbeni se ndërkombëtarëve ju ktheni shpinën dhe shqiptarët presin ndryshim dhe jo vazhdimin e regjimit dhe në fund i kam thënë që një gjë të jesh i sigurtë por në zgjedhjet lokale ne do hymë në koalicion me Besën dhe LSDM e t’i nuk e fiton asnjë komunë nga Likova deri në Strugë, në ato momente ka kap kokën me dorë dhe nuk e kam vazhduar më tej, unë e kam dhënë kontributin tim që të dilet nga kriza politike duke u ngritur mbi vetveten edhe përkundër ofertave të ndryshme që i bënin Selës”, thekson kështu kryetari i ASH-së Sela.

MARRËVESHJA E EMËRIMEVE NUK RESPEKTOHEJ, NUK ISHTE 60/40 POR 70/30

Sela më tej edhe ka dhënë disa ankesa në mos respektimin e marrëveshjes së koalicionit në lidhje me punën e punësimeve dhe emërimeve.

“Ato gatuan këtë gjë dhe e dinë kur ka qenë krisja e koalicionit, ndoshta momenti ka ndodhur shumë më herët kur janë shfaqur që i bie se gjatë gjithë periudhës që kur u formua marrëveshja në ndarjen që kemi bërë bashkërisht si bllok shqiptarë ASH me tre deputet morëm dy ministri, ASH nuk ka marrë më tepër se sa i takojnë ne kemi marrë në bazë të votave duhet me qenë korekt se në ndarjen e punësimeve ne përfaqësojmë një pjesë të elektoratit që ka qenë gjatë kohë në opozitë dhe punësimi më i thjeshtë ka qenë i politizuar, realisht nuk është 60/40 por 70/30, Ahmeti kishte një propozim që BDI do përkrahë LSDM duke e votuar e duke mos marrë asnjë pozicion e ajo nisi nga ajo deklaratë duke mos na lënë të ushtrojmë asnjë funksion deri në këtë moment ASH nuk ka më tepër se 14 persona të pozicionuar”, ka thënë kështu Ziadin Sela.

“Largimi nga qeveria i ASH-së është bërë për shkak të kushtëzimit që kryeministrit Zaev i ka bërë Ahmeti, ai që fiton votën te shqiptarët do duhet të përfaqësojë shqiptarët dhe këto standarde e prishi Ahmeti dhe unë merem me përcaktime tona të ASH, unë nga zgjedhjet e 2016 nuk e kam takuar liderin e PDSH-së kur unë e kam thirur tryezën e përbashkët ju kam nisur ftesë që të marin pjesë të gjithë sepse ai por edhe tjerët nuk janë sepse është dëshirë e imja por vullnet e votuesve që zgjodhën, ne jemi dëshmitarë që ndodhitë e 27 prillit hetohen e burgosen njerëz unë me keqardhje e them këtu se kanë burgosur një njeri që për mua të vetmin faj ka bërë që ka shpëtuar Ziadinin, akuza që ngrihet për Fetahin është për mosveprim po kush veproi atë mbrëmje, nuk vepruan as 200 policët që ishin para parlamentit, faj nuk ka Fetai, në qoftë se nuk do ishte ai nuk do isha as unë sot, nuk e di gatimin dhe planet që kanë në kokën e tyre por mendoj që edhe Fetai, kam halle se ai është procesi i rradhës për të goditur Selën, unë kam bërë disa përpjekje se ai nuk i ikë përgjegjësisë e të përballet e të del e vërteta e tëra ashtu si e ka pa ai, natën e 27 prillit poashtu është sulmuar dhe nuk ka nevojë të mbahet në paraburgim një njeri që erdhi nga Zvicra vetëm pse u përmend emri i tij dhe u paraqit dhe dëshmi më të madhe nga kjo nuk ka, në kohën kur bëheshin listat për zgjedhjet lokale në ato komuna ai u zhduk, nuk emëroi shef shtabi që mos ketë me kë të komunikohet dhe në momentin që e kuptova kam pranuar që në gjithë këto komuna Ohër, Manastir etj që i pari të jetë i BDI dhe i treti i ASH i dyti i Lëvizjes Besa, ai proces është shumë më i rëndësishëm ndërsa Ahmetit me një takim i kam thënë që nuk është mirë të tregojë qasje joserioze sepse në disa komuna dështoi si proces dhe nuk e ndiej veten fajtor”, ka vlerësuar mes tjerave kryetari i ASH-së.

NGA 27 PRILLI ASNJË KONTAKT ME DEPUTETËT E VMRO-së

Në debat e sipër Sela ka thënë se nga 27 prilli nuk ka asnjë kontakt me deputetët e VMRO-së e lërë më të ketë bashkëpunim me ato.

“Zaev dhe Ahmeti krijuan një hendek se duhet ndryshuar një ministër dhe shfrytëzuan një moment që thanë se më mirë të merr shëndetësinë LSDM se sa ASH, përmbyllja e kësaj është kjo sepse ASH po sjell kuadro të mirë sepse jo vetëm Taravi por kemi kuadro tjerë të aftë, neve na dëbuan nga qeveria aktin e fundit kanë aktivizuar këto që më herët pas zgjedhjeve lokale dhe tash deklaratat të tipit se bëjnë zvkryeministër për reforma që i bie se është gatuar për ne si e cilësova unë dhe vet kjo qasje që kishte bën të kuptosh se ato donin që ne të largohemi nga qeveria, kanë kalkuluar me temparamentin tim dhe vendosa të luaj ndryshe por vjen një moment që është e ulët të vazhdosh në qeveri edhe pse mesazhi është largu çfarë pret,. Nga 27 prilli nuk kam komunikuar me asnjë deputet të VMRO edhe ato që më zgjatin dorën ua kthej, pavarësisht gojave të liga që në zgjedhjet lokale më kanë vënë nofkën e tipit se bashkëpunoj me VMRO në anën tjetër kam komunikuar edhe pas zhvillimeve që ndodhën në ASH dhe me Veselin edhe pse raportet u ftohën, një ditë kur shkoj në parlament ishte larguar disa karike prej neve, sjellja e tij ishte aspak korekte duke mos u marr me periudhën kur u dakorduam të bëjm parti, basti ka qenë se në zonën numër V nuk do marim asnjë deputet dhe ja kam përmendur këtë se ai e ka humbur bastin dhe pas një muaj më tha se i paskam mbushur kutitë,  vështirë e kam një përgjigje për bashkëpunim me VMRO-në nga biseda që kam pasur me Zaevin më tha se Aliu është kundër meje që jam shumë nacionalist, në qoftë se jam unë nacionalist”, ka thënë për fund Ziadin Sela.