Kujtim Shala: KQZ bëri dy gabime në numërim të rezultateve

17.12.2017 23:03:39

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, tha se në numërimin e rezultatit nga KQZ ka dy gabime në qendrat e votimit në Dubravë dhe Llukavc të Begut.

LDK pretendon se Rugova është me 55 vota në epërsi ndaj Dreshajt të AAK-së.

Shala tha se kur eliminohen këto dy gabime, del që Haki Rugova ka 9,986 vota, ndërsa Dreshaj ka 9,931.