Presidenti i Filipineve: Kam hedhur njerëz të korruptuar nga helikopteri

29.12.2016 12:27:31

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kërcënuar se do të hedhë zyrtarët e korruptuar nga helikopterët, duke thënë se e ka bërë këtë gjë më parë.

“Nëse janë të korruptuar, unë do të shkoj të marr një helikopter në Manila dhe do t’i hedh jashtë,” tha Duterte, i cili po zhvillon një luftë korrupsionit dhe drogës.

Kjo është kërkesa e fundit nga presidenti i cili ka kryer personalisht disa vrasje.

Zëdhënësi i tij ka hedhur poshtë këto komente, të cilat i quajti “legjenda urbane”, shkruan BBC.

Në fillim të këtij muaji zëdhënësi tjetër Martin Andanar tha se shefi i tij duhet të merret “seriozisht, por jo fjalë për fjalë” kur ai tha se kishte qëlluar tre burra sa ishte në postin e kryetarit të bashkisë së Davao.

Duterte kërcënoi se do t’i hedhë nga helikopteri këdo që mund të vjedhë ndihmën financiare