Nuhiu zyrtarisht shqiptari i parë në krye të MPB-së

29.12.2016 12:22:39

Që nga mëngjesi në krye të policisë është bërë Agim Nuhiu nga BDI, ku deri më tani ishte zëvendës i Oliver Spasovskit.

Nuhiu me këtë pozicion bëhet shqiptari i parë që do ta menaxhojë këtë ministri. Rreth orës 10.30 në kabinetin ministror është bërë dorëzimi i pozitës ministrore, ku kjo gjë është e paraparë edhe sipas Marrëveshje së Përzhinos.

Sot, pas përfundimit të raportit të KSHZ-së për zgjedhjet, përveç Spasovskit, afati i funksionimit si zëvendësministër shtesë i ka kaluar edhe Oliver Andonovit.