Fadil Maloku i bindur: Edi Rama, në Kosovë duhet të shpallet person non grata!

10.11.2019 19:59:38

Sociologu dhe analisti politik, Fadil Maloku, nëpërmjet një postimi ka kërkuar që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të shpallet person nën grata në Kosovë, për shkak të angazhimeve të tij për një minishengen ballkanik!

Z. Maloku, e quan minisheng me sllavët, me serbët që ende në preambulë kanë Kosovën si pjesë të saj, dhe sllavomaqedonët që kanë 35% shqiptarë.

Ky është postimi i plotë i z. Maloku:

Edi Rama, para se ta përkrah MINISHENGENIN me Sllavët (Serbinë që në Preambullë të Kushtetutës së saj, ende i figuron Kosova si pjesë përbërëse,dhe Maqedoninë, që nē “barkun” e vetē sociopoliik e demografik, i ka mbi 35% shqiptar etnik?!) do të duhej më parë t’a përkrahte bile qoftë edhe formalisht, MINISHENGENIN SHQIPTAR! Por, Ai, e bē të kundërtën! Shihet ashiqare, që ky njeri, i rrethuar me këshilltarët më pro serb…djallëzisht po punon për një mini Jugosllavi Ballkanike!?