“Daily Mail” detyrohet t’i paguajë dëmshpërblim Zonjës së Parë të SHBA-së

12.04.2017 12:04:27
Gazeta britanike “Daily Mail” është pajtuar që t’ia paguajë dëmet dhe kostot Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, për shkak të një artikulli të publikuar rreth karrierës së saj si modele.

Kjo gazetë kishte raportuar rreth disa pohimeve se Melania Trump dikur kishte punuar si shoqëruese, por më vonë e kishte tërhequr artikullin, transmeton Express.

Artikulli ishte publikuar gjatë fushatës zgjedhore në SHBA vitin që shkoi.

Ndërsa Melania e ka pranuar kërkim-faljen dhe dëmshpërblimin e kësaj gazete në Gjykatën e Lartë të Londrës.

Melania ka kërkuar dëmshpërblim prej 150 milionë dollarë.