Dalin pamjet/ Me pranga në duar, momenti kur Henri Çili zbret nga furgoni i policisë

01.03.2020 12:58:32

Po zhvillohet seanca gjyqësore në gjykatën e Përmetit për masën e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Mezhgorani“, mes të cilëve është edhe botuesi dhe pronari i UET-së Henri Çili.

Me disa automjete të policisë njëri pas tjetrit, kanë mbërritur të arrestuarit për t’u paraqitur në Gjykatë për masën e sigurimit personal që do të merret ndaj tyre. Shoqëruar nga efektivët, në makinën e policisë, mbërriti edhe Çili.

Ndërkohë, seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, ku do të jepet masa e sigurisë për 30 të arrestuarit në total nga ky operacion.

Operacioni i nisur në shtator të vitit të kaluar për “Falsifikim të kartëmonedhave” çoi në pranga shumë persona për disa akuza, por mbi të gjitha zbuloi tentativën e Henri Çilit për të ndikuar te Gjykata e Lartë për përshpejtimin e gjykimit për dy dosje të dy të dënuarve përjetësisht.