Një banesë në Ferizaj kaplohet nga flaka

Një banesë në Ferizaj kaplohet nga flaka

01.03.2020 13:32:33

Një banesë është djegur në Ferizaj, këtë të diel.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi.

Sipas policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur pasi ora e rrymës është kapluar nga zjarri.

Nuk  është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Në vendngjarje janë policia dhe zjarrfikësit.