Dardan Molliqaj pse po rren? Çka jeni duke fshehur lidhur me vdekjen e Astrit Deharit?

10.11.2016 19:24:49

Nga Rexhep Kastrati

Zhvillimet rreth vdekjes së Astrit Deharit kanë marrë një rrjedhë interesante: brenda ditës, Dardan Molliqaj u nxor në rrenë më shumë se një herë, duke hedhë kështu dyshime të forta për arsyet e rrenave që ka bërë ai sot gjatë një konference me gazetarë. Drejtori i policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi ka përgënjeshtruar se ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, duke rrëzuar kështu atunë kryesore që kishin lidhur me delegjitimimin e procesit hetimor për vdekjen e Astrit Deharit. Pra, sipas Nexhmi Krasniqit, ai nuk ka thënë se Astrit Dehari ka përdorur medikamente, dhe asnjë deklaratë tjetër. Nëse Nexhmi Krasniqi nuk ka dhënë asnjë deklaratë për vdekjen e Astritit, kush e trilloi atë? A mos është trilluar nga ndonjë portal një deklaratë që e publikuan pastaj edhe portalet tjera, apo ajo deklarstë mund të ketë dalë nga kuzhina propagandistike të interesuara për të prishur rastin që të mos zbardhet e vërteta për vdekjen e Astrit Deharit, duke filluar nga sekta okulte e Albinit?

Në anën tjetër, kallxo. com, ka bërë publike dy leje të lëshuara nga gjykatësi Kashtanjeva ka dhënë për vizitë te Astrit Dehari, duke rrëzuar pretendimin e Dardan Molliqajt se i kanë bërë kërkesa gjykatësit Kashtanjeva për leje që ta vizitonin Astrit Deharin në burg, por ky i fundit i paska refuzuar! Tashmë është e konfirmuar se vizitat janë realizuar, bile e fundit sipas lejeve të publikuara, është bërë më 3 nëntor, pra dy ditë para se të ndodhte vdekja e Astritit. Pse ka rrejtë Dardan Molliqaj? Pse nuk e ka pranuar se ka qenë në vizitë te Astriti, nëse ka qenë një vizitë krejt normale? Pse duhej ta fshihte këtë nga opinioni? Vetë fakti se ka fshehur, përkatësisht ka rrejtur, i bën shumë të dyshimta arsyet se përse ka rrejtur. Në procesin hetimor, duhet të merren shumë seriozisht edhe rrenat e këtilla. Dhe jo vetëm të këtilla, pasi që krisi edhe një çështje tjetër në ndërkohë: Tomë Gashi ia ka rrëzuar të gjitha pretendimet Dardan Molliqajt për të delegjitimuar procesin hetimor, pasi që procedurën e gjertanishme e ka quajtur tërësisht në rregull. Tomë Gashi e ka bërë situatën edhe më konfuze, pasi që ka diskrepanca të mëdha ndërmjet atyre që ka thënë ai dhe atyre që ka thënë Dardan Molliqaj. Në këtë mënyrë, po bëhen gjithnjë e më të forta dyshimet për implikimin e sektës okulte të Albinit, përkatësisht të Dardan Molliqajt në vdekjen e Astrit Deharit.

Megjithatë, lidhur me këtë, duhet të sqarohet se përse gjykatësi Kashtanjeva të ketë dhënë leje për të vizituar Astritin në burg? A është kërcënuar në ndërkohë nga sekta okulte e Albinit? Nëse po, sa të tjerë mund të ketë kërcënuar sekta okulte e Albinit? Përveç shantazheve publike të bëra sot, a po bën dhe kujt po i bën shantazhe sekta okulte e Albinit lidhur me vdekjen e Astritit? A duhet të hetohen edhe kërcënimet eventuale që mund të jenë bërë nga sekta okulte e Albinit? A ka pasur vizita jolegale, pra pa lejen e gjykatësit Kashtanjeva, nga pjesëtarë të sektës okulte të Albinit të Astriti? A e ka vizituar kush nga sekta okulte e Albinit, Naser Makollin që ka qenë shokë dhome me Astritin?

Dhe krejt në fund të këtij shkrimi, shtrohet edhe një çështje: pse po e përdor sekta okulte e Albinin emrin e familjes Dehari për të përhapur rrena dhe për bërë atentat mbi hetimet për zbardhjen e të vërtetës për vdekjen e Astritit? Çka janë duke i fshehur familjes Dehari dhe opinionit lidhur me vdekjen e Astritit? A do të vazhdojë edhe më tej ta keqpërdorë emrin e familjes Dehari për të përhapur rrena dhe për t’u fshehur mbrapa saj?