Dashuri mbi dashuri/ vargje nga Trandafile Molla Baja

13.04.2021 23:33:32
DASHURI MBI DASHURI
U nisa, atdhe, me lot gëzimi në sy
rrugën e mora edhe këtë radhë,
ashtu si jetën edhe votën për ty,
do ta jap deri sa të jem gjallë.
Jo vetëm votë, por edhe sytë vetë
jetën do ta jap, atdhe, vetëm për ty
kur në trupin tënd gjak të mos ketë,
do t’i pres, o nënë, damaret e mi!
Moj toka ime, mbushur me korba
me virus rrethuar e gjarpërinj të zi,
që mbushin me flori xhepa edhe torba,
s’u ngopën shushunjat gjakun tuj t’a pi.
Tridhjetë vjet që vetëm ulërasin,
nga zhurmë e tyre je e lodhur shumë,
për poste e interesa dhëmbët kërcasin,
nga dorë e çmendur zgjohesh pa gjumë.
Kurrë nuk dua të të shoh tuj përpjek,
të shikoj lot dhimbjeje që të bien në faqe,
një ditë mbi ‘to do të mbijë bari i keq,
dhe në atë jetë s’do të gjejnë kurrë paqe.
Qiellin e mjergulluar mora, mbajta fjalë
veshur jo me uniformë, por kuq e zi
të jem pranë teje si vajzë përmbi valë,
atdhe, dashuri mbi dashuri je ti!
Ndaj erdha, doja me shpirt të isha pranë
si qytetare votën në kuti do hedh e qetë,
aty ku mirë do të bëhet për ty, moj nanë
me fitoren tënde përsëri do marrë qiejt !
13,prill 2021.
Durrës