Daut Haradinaj përkujton nipin e tij që vdiq tragjikisht (Foto)

02.10.2016 12:26:00
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka përkujtuar vdekjen e nipit të tij në tetorin e vitit 2007.

Shqipdon Haradinaj ishte djali i dëshmorit të Kombit, Shkëlzen Haradinajt, i cili u varros më 4 tetor të 2007-ës.

Djaloshi kishte humbur jetën pas plagëve të marra nga goditja e një autobusi.

Ngjarja kishte ndodhur para shtëpisë së Haradinajve, në Gllogjan, shkruan Indeksonline.

Sot, Daut Haradinaj ka publikuar foto me nipin e tij, duke e përkujtuar ngjarjen tragjike të kësaj familje.