Daut, mos e matni vetën n’hije t’akshamit, se ashtu dilni alamet !

23.06.2019 18:25:59

Nga: Fatmir Bajraj

Gjykatat s’janë dhe s’kanë funksion & mision njollosjën e luftës, por gjykimin e krimeve dhe ndeshkimin e kriminelëve. Krimet dhe autorët e tyre nuk duhet fshehur pas kauzës për liri të një populli i cili ishte i privuar nga ajo, ngase ; kauza e shenjtë për liri, dhe krimet e kryera për pushtet, janë antipode dhe t’ndara me “thikë”. Askush nuk njollosë luftën çlirimtare, ma shumë se sa ata të cilët , n’emër t’saj : vranë, vodhën dhe kërcnojnë atdheun me zh’bërje…! Sa u perket zgjedhjeve dhe gadishmerisë se LDK-së për to, flet Sovrani e jo Dauti ! Njëmënd “arritjët” e kësaj Qeverie, PAN-i & Serbia, janë t’prekshme dhe me të “drejtë” u bëjnë t’lumtur e komod, por për Kosovën dhe shqiptarët këto “arritje” janë të dëmshme, t’dhimshme & t’rrezikshme, parasegjithash ; Vertetë jeni afër t’prekni pozitën e parë si AAK, në Kosovë, por si ? Me skandale, pushtim të bordeve dhe fondeve publike, nepotizëm, krim & korrupsion galopant, punësim të 100% të familjarëve, farefisit dhe klientelës, duke mos harruar edhe 7 fishimin e parapolitikës dhe armatës votuese të “veteranëve” të UÇK-së, dhe kabinetin qeveritar që i është afrue treshifrorit…! Njëmend, jeni menjiherë pas PDK-së PRONTO-iste, dhe koha po punon për Ju, dhe kundër Kosovës. Hiq PDK-në, jeni t’pakonkurencë n’Kosovën që “çliruat” dhe po e sundoni vet ! Daut, mos harro ! Qeverinë Haradinaj, alias PANi-in ku i keni mbi 60 kokërra (vota), janë kryesisht vota nga “diskriminimi politik” për pakicat, dhe keni Listën serbe të A.Vuqiqit, ku kjo Qeveri, është gjithëçka tjetër, por jo e shumicës shqiptare, pra Qeveri e pakicës shqiptare me pakicat (komunitetet jo-shumicë. Kjo nuk i bën nder Kosovës dhe as shqiptarëve, e Juve PO ! Keni përvetësuar, privatizuar e zaptuar gjithëçka nacionale e shtetërore, dhe kështu keni nënshtruar e poshtëruar një popull, i cili zgjidhe t’vetme sheh, ikjën nga Atdheu, dhe ju krekoseni e lavdëroheni si të ishit shpetimtarët e këtij vendi, edhe pse realisht po bëni të kundërtën…,absurd ! Daut, statistikat po flasin & thonë : 14 herë (fish), ka shtuar pasurinë Hardinaj brënda vitit, nuk di a mund të përkthehet e njëjta rritje edhe n’mirëqenjën e qytetarëve të Kosovës dhe shprehur në të ardhurat per kokë banori ? Nëse rezulton ashtu, unë terhiqëm me pendesë, duke u kerkuar falje ; Ty, Qeveris Haradinaj (PAN-i & Serbia) dhe vetë AAK-së. Në të kundërtën duhet t’a bëni JU, Daut Haradinaj !