De Biazi shpall objektivin: Synojmë vendin e 3-të

16.11.2016 13:11:19

Në Shqipëri jehona e disfatës ndaj Izraelit ndihet e fortë, me analiza e opinione nga më të ndryshmet, por vetë trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi sqaron dicka më tepër në një prononcim ndoshta më të ftohtë falë kohës që ka kaluar në një prononcim të tijin gjatë emisionit të pragndeshjes Itali-Gjermani në “RaiSport”. Trajneri i Kombëtares Shqiptare është shprehur në lidhje me përballjen me Izraelitët duke e pranuar befasinë e asaj disfate ndërsa deklaroi:

“Ishte një ndeshje që nuk e prisnim. Paguam një tarifë mjaft të rëndë si pasojë e vendimeve të pafavorshme për ne”.

Referimi i trajnerit është qartazi në lidhje me vendimet e shumëdiskutuara të gjyqtarit kryesor Deniz Aytekin, që u kthye në protagonist të sfidës, me dy kartonat e kuq për Shqipërinë dhe dy penalltitë në fazor të Izraelit. Por çfarë ndryshon ajo ndeshje për sa i përket objektivave. Edhe De Biasi e pranon se ajo disfatë ridimensionon objektivat. Nëse më parë flitej se mund të synohej vendi i dytë, tani i treti kthehet në një mision të rëndësishëm me trajnerin e kombëtares që u shpreh.

“Cfarë ndryshon? Besoj se Italia, bashkë me Spanjën nuk mund të kenë vështirësi për të arritur dy vendet e para. Vendi i tretë mund të vlejë pak, por për ne do të ishte i rëndësishëm. Duhen edhe 6 ndeshje dhe do ta provojmë”.