Pacolli: AKR-ja ka vendosur vija të kuqe për PDK-në

16.11.2016 13:20:52

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, gjatë një takimi me përfaqësues të liberal-demokratëve evropianë, ka thënë se partia e tij ka vija të kuqe me partinë e Kadri Veselit

Kur është pyetur për koalicion me AAK-në dhe Nismën, Pacolli ka thënë se do të bashkëpunonte me të gjithë ata që janë të “pastër si loti” dhe që kanë vullnet për të punuar shumë, shkruan lajmi.net

Megjithatë, kreu i AKR-së ka pohuar se ka vendosur vija të kuqe për të gjitha ato parti që kanë ngulfatur partinë e tij.

I pyetur nëse kjo parti është PDK-ja, ai ka deklaruar se partia e Kadri Veselit është një nga ato që do të kenë vija të kuqe.

“PDK-ja e sotme është partia me potencialin më të madh që të ketë vija të kuqe nga AKR-ja”, ka thënë Pacolli.