Kandidati republikan për president Donald Trump ka deklaruar në debatin e fundit me Hillary Clinton se ai nuk do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse ato nuk dalin siç ai e ka menduar.
“Dua ua them kur të vijë koha”, theksoi Trump. Prej ditësh ai pretendon se zgjedhjet mund të manipulohen.
“Kjo është e tmerrshme” ka qenë reagimi i Clinton ndaj idesë se një kandidat për president vë në pikëpyetje vlefshmërinë e zgjedhjeve.
Debati mes tyre është zhvilluar me tone të ashpra, pasi Trump e ka quajtur Clinton si një grua të keqe. Nga ana tjetër, një sondazh i kryer nga CNN nxjerr si fituese Hillary Clinton. Nga sondazhi rezulton se 52% e shikuesve të debatit e panë kandidaten demokrate si fituese, kundrejt 39% që votuan për Trump.