Debati për demarkacionin: argumente, harta, teatralitet dhe populizëm

03.08.2016 13:51:05

Debati i shumëpritur për demarkacionin që ka filluar me gjysëm ore vones., deri më tash është shquar nga argumente të ofruara nga Murat Meha, nga harta të sjella nga palët që u përkasin viteve dhe burimeve të ndryshme, teatralitet të Shpëtim Bulliqit dhe populizëm të Ali Lajçit. Kjo do të thotë se palët qëndrojnë në pozicionet që kanë pasur deri më tash. Murat Meha në fjalën e tij u bazua në parimin dhe metodën kadastrale, në bazë të të cilit është  mbështetur demarkacioni, në kushtetutën dhe ligjet e vitit 1974, në Pakon e Ahtisarit etj. Shpetim Bulliqi ofroi si argument hedhjen e materialeve të Komisionit shtetëror, duke dashur kështu t’u japë peshë fjalëve të tij. Ali Lajçi, edhe pse ish-kryetar komune dhe rrjedhimisht edhe njohës i procedurave dhe rregullave të debatit, nëpërmjet një populizimi tipik provoi të tërhiqte vëmendjene opinionit. Debati është duke vazhduar./fokusi.org