Një aeroplan shpërthen në Dubai

03.08.2016 13:32:52

Më herët është raportuar për një aeroplan të rrëzuar në aeroportin e Dubait.

Siç kanë bërë të ditur mediat e huaja, bëhej fjalë për një aeroplan i cili ishte rrëzuar gjatë aterrimit në këtë aeroport.

Gjithashtu ishte raportuar, se për fat të mirë, nuk kishte pasur ndonjë viktimë ose ndonjë të lënduar, pasi që pasagjerët ishin evakuuar në mënyrë të sigurt.

Aeroplani i tipit Boeing 777 raportohet se kishte udhëtuar nga qyteti indian Trivandrum në Dubai.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e momentit të shpërthimit të zjarrit në aeroplan.