Debati për Demarkacionin, dikush po ankohet se nuk u qerasen me kafe

03.08.2016 19:49:37
Debati për Demarkacionin me Malin e Zi, po vazhdon edhe në këto momente.
Debati ka nisur në ora 10:00 në mëngjes dhe tashmë janë bërë pothuajse 10 orë që pjesëmarrësit po diskutojnë dhe po i shtrojnë argumentet e veta pro dhe kundër, shkruan lajmi.net

E dikush po ankohet se institucioni ku mbahet debati, Kuvendi i Kosovës, nuk i qerasi me kafe.

“Institucionet tona kishe janë shumë gjeneroze veç sot u treguan goxha tahmaqarë…asnjë kafe nuk na e dhanë gjithë këtë muhabet”, ka shkruar Besa Luzha, pjesëmarrëse në debat nga shoqëria civile.