Xhihadistë njihuni me makthin tuaj: Këta janë 600 Herkulët që e ruajnë Londrën (Foto)

03.08.2016 19:43:40

Drejtori i policisë së Londrës, Sir Bernard Hogan-Hou si dhe kryetari i këtij qyteti, Sadiq Khan, kanë bërë të ditur se rrugëve të Londrës do të vazhdojnë të patrullojnë një numër i madh i policëve të armatosur rëndë.

Bëhet fjalë për policë të armatosur deri në dhëmbë, që vijnë nga njësi të forcave speciale anti-terroriste.

Hogan-Hou ka pranuar se numri i policëve të armatosur, pranë objekteve dhe shesheve të famshme të Londrës, do të rritet pas sulmeve të fundit terroriste që ndodhën në Evropës, dhe se masat shtrënguese kanë për qëllim të sigurojnë qytetarët dhe të parandalojnë terroristët e mundshëm të kryejnë ndonjë sulm.

2

Policia e Londrës kohë më parë kishte njoftuar se do të rrisë numrin e policëve të armatosur nga 600 në 2.800. Ky projekt quhet “Hercules”. Ndërsa bëhet e ditur se policia do të bartin pushkë gjysmë automatike SIG, revole, dhe do të vozisin modelet më të reja të motoçikletave “F800GS” që prodhohen nga BMË.

Përveç kësaj, do të kenë në dispozicion, një numër të anijeve të gjeneratës së fundit, në rast se terroristët ikin përgjatë lumit Thames.

3

“Tani për tani nuk kemi ndonjë informacion se do të ndodhin sulme, por ishim dëshmitarë të asaj që ndodhi në Evropën Perëndimore. Kemi parë sulmet në Gjermani, Belgjikë, Francë, dhe do të ishim vërtetë të çmendur po të injoronim këtë fakt, dhe për këtë është e rëndësishme të shtojmë numrin e policëve të armatosur nëpër rrugë”, ka shtuar Hogan-Hou.

4

Gjatë një interviste dhënë të përditshme “Mail on Sunday”, drejtori i policisë ka deklaruar se sulmet terroriste në Britani kanë shumë gjasa të mëdha të ndodhin dhe se nuk duhet thënë “nëse do të ndodhin por kur”.

5

Edhe kryetari i Londrës, ka deklaruar para mediave se është e rëndësishme që qytetarët e Londrës duhet të jenë të bindur se policia dhe forcat e sigurisë janë duke bërë gjithçka, që ky qytet do të jetë i sigurt dhe se për sigurinë e tyre policia e armatosur do të patrullojë 24 orë nëpër rrugë.

6

Përveç 600 policëve nga njësitë speciale anti-terroriste, qeveria britanike do të angazhojë edhe 1.500 tjerë që do të trajnohen në vende të ndryshme të vendi. Ndërsa sipas vlerësimeve të Scotland Yard, kjo do të ndodhë në vitin 2018.

1

Kjo njësi speciale e policisë britanike që do të mbaj rend dhe qetësi do të quhen “C-men” (Counter Terrorism Specialist Firearms Officers”.