Debati për raportin e Janevës ndërpritet për shkak të gjendjes së saj shëndetësore

22.09.2016 20:54:16

Prokurorja Speciale Publik pas disa orë diskutimesh në Komisionin për sistem politik të Kuvendit është ankuar se nuk ndjehet mirë pasi edhe ka kërkuar për një pushim të shkurtër, por pastaj nuk ka mundur të vazhdojë më, sepse gjendja i është përkeqësuar.

Kryetari i Komisionit Vllatko Gjorçev, vendosi që diskutimin për raportin e dytë të PSP-së ta shtyjë për nesër.

Debati i sotëm ka shkuar në një shkallë të nxehtë dhe me shumë akuza, skualifikime dhe pyetje të ashpra të deputetëve të pozitës ndaj Katica Janevës.

Nga ana tjetër, deputetët e opozitës kanë shprehur mbështetje për punën e PSP-së ku parashikohet se me institucione tjera politike duhet ta përfundojë detyrën që i kanë vendosur.