Një tjetër raketë e lëshuar nga Siria bie në qytetin Kilis të Turqisë

22.09.2016 20:57:17

Njoftohet se edhe një raketë tjetër e lëshuar nga Siria ka rënë në qendër të qytetit Kilis në Turqi.

Sipas informacioneve të marra mësohet se një predhë rakete e lëshuar nga Siria ka rënë në afërsi të shkollës fillore Mercidabık, në lagjen Saraç Mehmet Çavuş, në qendër të qytetin Kilis.

Ndërsa bëhet e ditur se në vendngjarje janë dërguar ekipet e shëndetësisë dhe të policisë, raporton Anadolu Agency.

Theksohet gjithashtu se predha e raketës së lëshuar nga Siria në orët e drekës ka rënë në afërsi të tregut Sabah në rrugën, Tekke në lagjen Canpolat Paşa, ku si pasojë u plagosën 6 sirianë nga të cilët 5 prej tyre fëmijë.