Deda: Po hyjmë në krizë institucionale (Video)

03.08.2017 22:58:27

Deputeti i koalicionit LAA dhe lideri i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se votat nuk i ka as koalicioni LAA dhe as PAN-i.

Deda thotë se për zgjidhjen e këtij problemi duhet të përdoret racionalitet politik, pasi siç tha me vota janë 60 me 60.

Situatën e krijuar politike Deda e quajti si të diçka të re.

“Tash është krijuar një situatë e re. Jemi duke hyrë në një krizë institucionale. Tash jemi në një moment të ri politik.  Koalicioni PAN mund të llogarisë në 60 vota. Të njëjtën gjë e kemi edhe ne. Pra, tash akëkush nuk i ka numrat”, tha Deda.

Ai ka thënë se edhe bojkotimi i seancës së nesërme tregon se nuk janë votat. Deda ka thënë se kjo situatë duhet të kalohet vetëm me një  racionalitet politik.