Dedikuar Cigankës ”Mem” që më dha qumshtin nga gjiri i saj

10.04.2021 19:21:00
Nga Pirro Minella
….” Nuk mund te harroj Ciganken “meme”, qe ma dha sise ne maternitet…!!!”
…..Sa vite kane kaluar, po afrohet gjashtedhjete e gjashte vjetori i datelindjes. Shume per te treguar, ngjarje, ndodhi perpjekje, here fitore edhe deshtime, por kjo eshte jeta ne fund te fundit.
Nuk dua te bej bilancin e jetes time, se shpresoj eshte shpejt akoma.
Por dua te ringjall ate figuren “mitike”, qe kam ne jeten time. Figuren e Cigankes se bukur “meme”, qe me ka dhene sise, ne maternitet ditet e para te jetes time.
Linda me 18 Maj 1955. Babai e mbantew mend ishte e merkure, se lindi “trashegimtari” fuqiplote. Nje lindje mese normale dhe me nje peshe te mire mbi 4 kg. Femije i shendetshem, bardhosh dhe mjaft llupes.
Isha shume llupes, por mamase nuk po i vinte qumeshti i gjirit. Ma zgjidhen problemin. Ngjitur me shtratin e mamase time nje dite me pare kishte lindur nje Cigane, gruaja e nje nga “kapot” e Ciganeve, nje cupe te bukur.
U tregua e gatshme Ciganka per te me dhene gjirin e saj.
Isha i uritur, qaja. Mamia me “rrasi” ne gjirin e plote te Ciganes dhe une si llupes nuk merrja fryme vetem thithja gjirin e saj, ku buronte qumeshti i embel si mjalti. Kur mbarova, se llufiti gjirin e saj, Ciganka me fshiu ballin e vocgel te dersitur me nje nape qe ja kishte sjelle mamaja. Me perkeledhi koken e vocgel Ciganka dhe ma puthi me ato buze e trasha tere tul.
Biles Ciganka me “fali” mua gjirin e majte, aty me linte te kullosja ne ate embelsiren e saj. Nje vecori Ciganka, nuk e lejonte mamane te me shikonte gjate kohes se pirjes, duke i thene djalin lere te qete se eshte ne duart e sigurta.
E kujtoj me mall ate Ciganken “meme”, qe me dha sisen e vet, duke e ndare me cupen e saj nje dite me te madhe se une.
Mbase ka ardhur Ciganka “meme” ne porten e shtepise tone ka trokitur dhe bashke me mamane kam dale edhe une “motaku”, me ka perkeledhur, me ka puthur dhe me ka njohur, qe isha une “llupesi” i vogel i gjirit te saj.
Mbase ka ardhur Ciganka “meme” ne breg te lumit ne festen tradicionale te “1 Majit”, bashke me “Kapon” Ramadanin me mustaqe dhe me dhemb floriri.
Mbase me ka marre ne preher Ciganka “meme”, ate ore, qe ka qendruar duke kenduar e kercyer.
Mbase i ka thurrur babit shporten per te vene peshkun, kur sillej verdalle dhe perfundonte ne “kampingun” e tyre ne shoqerine e “Kapo” Ramadanit dehur ne avujt e rakise dhe te ahengut te tyre.
Mbase ajo Ciganka e bukur, qe me terhoqi ne valle ate dite, qe isha dhe une mysafiri ” i rendesishem”, ishte e bija e Cigankes “meme” dhe na terhiqte te dyve sisa e saj, qe kishim thithur ato dite.
Mbase ka qene Ciganka “meme”, qe me ka pergatiitur dreken, kur ma solli ciganka e bukur ne ate pjaten alumini te ushtrise.
Mbase ka qene Ciganka “meme”, qe me mbushi goten me uje, qe i kerkova cingankes se vogel, se mu tha goja dhe me dogji xhani.
Mbase ishte Ciganka “meme”, qe ka bere dasmen e te bijes dhe nuk ka patur mundesi te me ftoje edhe mua bashkeudhetarit te bijes ne gjirin e Cigankes “meme”.
….Mbase nje dite kete histori Ciganka “meme” ja ka treguar bijes se saj dhe ajo do te vije te me takoje te shprehe amanetin e Cigankes “meme”
Mbase edhe kete dell krijuesi e ka zanafillen ne qumeshtin plot arome te gjirit te Cigankes “meme”…
Mbase vjen ajo dite, shpresoj…..!!!!
May be an image of 1 person and outdoors