Dega e LDK-së në Skënderaj: Nuk marrim pjesë në tubimin e Thaçit

18.01.2017 14:53:20

Ndaj Akademisë përkujtimore për Haki Imerin, veprimtarin e LDK-së në Skënderaj, të organizuar nga Hashim Thaçi, ka reaguar dega e LDK-së në këtë komunë. Në reagimin e saj të shkurtër, kjo degë thotë:

“Dega e LDK-së në Skënderaj, anëtar i Krysisë se ciles ka qen Haki Imeri nuk esht pjes e kesaj ngjarje dhe si e tillë, asnjë nga strukturat e deges sonë nuk do te marr pjes ne tubimin e Thaçit!”

Haki Imeri është vrarë në rrethana ende të pasqaruara, por vëllai i tij, Imer Imeri ka akuzuar Hashim Thaçin dhe strukurat tjera rreth tij.