Zgjedhjet në Kolonjë, deri në orën 16.00 pjesëmarrja në votime ishte 46.7 %

20.11.2016 16:49:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 16:00 në 36 qendra votimi pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë për kryetar bashkie është 46.7 %.

Ndërkohë nga ka asnjë qendër votimi të bllokuar. “KQZ ju bën apel të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar, të shfrytëzojnë kohën e mbetur dhe t’u drejtohen qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre me votë. Gjithashtu, KQZ ju bën apel komisionerëve që të sillen me përgjegjshmëri në kryerjen e detyrave të tyre, në përputhje me ligjin.”.