Tri javë pas përurimit, dëmtohet rruga që përuroi Muhaxheri (Foto)

20.11.2016 16:48:03

Ende nuk ka kaluar një muaj nga përfundimi i projektit të rrugës Drelaj-Koshutan, të cilën kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, e kishte përuruar, pavarësisht kundërshtimeve të banorëve për kualitetin e dobët. Madje, Muhaxheri me krenari kishte njoftuar përmes Facebookut këtë investim, duke thënë se kjo pjesë tash kishte marrë një pamje mahnitëse.

“Investimet direkte në infrastrukturë e Rugovës garantojnë zhvillimi të qëndrueshëm. Prandaj sot plotë krenari ju prezantojë përfundimin e projektit të rrugës Drelaj – Koshutan në gjatësi 6900 metra me këto pamje mahnitëse” (sic.), pati njoftuar Muhaxheri më 24 tetor të këtij viti.

Por, tre javë më pas, kjo rrugë që ka një gjatësi prej 6900 metrave, është dëmtuar keq, e sidomos kanalet e rrjedhës së lumit.

 Ndërtimi i rrugës Drelaj- Koshtuan, në gjatësi prej rreth shtatë kilometrave, kishte zgjatur katër vjet.

drelaj4 drelaj1 drelaj2