Vrasje me armë zjarri në Fier

20.11.2016 16:45:57

Një vrasje ka ndodhur pak pas mesditës së të dielës në dalje të qytetit të Fierit, në aksin Fier-Seman. Policia ka bërë të ditur se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar disa herë me armë zjarri, një 34-vjeçar i identifikuar si Milgert Pata.

Fatkeqësisht, nga plumbat ka humbur jetën 34-vjeçari Pata nga Tepelena, si dhe u plagos një tjetër person, i cili në momentin e ngjarjes ndodhej në të njëjtin automjet tip Volksëagen me viktimën. Policia e Fierit ka shkuar në vendngjarje dhe nga ndjekja që i ka bërë autorëve, ka gjetur në fshatin Zhupan, pak kilometra nga vendi i vrasjes, një autoveturë tip Mercedez Benz të djegur, me të cilën dyshohet se kanë lëvizuar autorët.

Nga të dhënat paraprake, policia njofton se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë, mund të jetë bërë një sherr për motive banale mes viktimës dhe autorit. Vijojnë hetimet dhe kërkimet për këtë ngjarje.