Dega e LDK-së në Zvicër mirënjohje për kryeministrin Mustafa dhe për zonjën Nekibe Kelmendi

03.08.2016 21:56:41

Dega e LDK-së në Zvicër, ka ndarë mirënjohje për kryeministrin dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, dhe pas vdekjes, për personalitetin e rëndësishëm të LDK-së dhe të Kosovës, zonjën Nekibe Kelmendi. Këto janë mirënjohjet e radhës që kjo degë ndan për persoanlitete të ndryshme politike dhe publike për kontributin e tyre në fushat që mbulojnë. Pak ditë më parë, dega e LDK-së në Zvicër, ka ndarë mirënjohje pas vdekjes, për kolonel Tahir Zemaj dhe publicistin Rexhep Kastrati.