Haradinaj komenton deklaratën e Delawie dhe ka një porosi për Malin e Zi

03.08.2016 22:04:13
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar mbledhjen e anuluar të Qeverisë së Kosovës. Ai ka thënë se kjo mbledhje u thirr, duke i pa zhvillimet e sotme në debat, ku u qartësua sipas tij, çdo gjë rreth gabimeve që janë bërë me Demarkacionin me Malin e Zi. Ai kishte edhe një porosi për Malin e Zi: Republika e Malit të Zi, duhet me reflektua për hir të fqinjësisë së mirë dhe njëherit me qenë falënderues që e pranojmë aty ku është sot sepse shtrihet në toka shqiptare, e nuk duhet me synua me hy deri mbi Pejë”.
Ai shtoi se, derisa Qeveria e ka thirr këtë mbledhje, diçka ka ndodhë, është e pakalueshme kjo ditë dhe ajo çka ka ndodhë sot.

“Krejt kjo ka bë që, sot deputetët kanë reflektua dhe e kanë pa që janë keqinformuar”, ka thënë ai, t’u bë me dije se, “disa prej deputeteve bile, më kanë thënë hapur, se janë mashtrua”.

Haradniaj komentoi edhe deklaratën e Ambasadorit amerikan Greg Delaëie, i cili ka thënë se krejt kjo është një çështje false dhe marrëveshja duhet me u votua.

“Nëse Kuvendi e kundërshton marrëveshjen, ambasadori amerikan ka me respektua këtë, dhe ai tha, po ashtu se, qysh do që votoni, Qeveria amerikane është me popullin e Kosovës”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, për herë të parë, Ambasadori amerikan shtoi diçka të rëndësishme në deklaratën e tij dhe nuk e tha në formë të prerë, sikurse herave tjera.

Haradinaj në vazhdim ka thënë se, sot kemi qenë dëshmitarë të një standardi të ri politik në Kosovë, që është kallxues se Kosova ka kulturë politike dhe të debatit.

“Mali i Zi nuk ka interes me teprua me shqiptarët, sepse ata edhe sot kanë toka shqiptare, e nëse vendosin me bë një gjë të tillë, atëherë ka me pasë pasoja të mëdha në të ardhmen”, ka thënë Haradinaj, t’u bë me dije se, shqiptarët kanë qenë të zotë që me i thënë jo edhe vendeve ma të fuqishme se Mali i Zi.

Megjithatë, Haradinaj ka qartësua se me këtë nuk ka qellim me ofendua Malin e Zi.

Haradinaj ka përsëritë se kjo marrëveshje nuk ka me kalua në Kuvend në asnjë mënyrë.

“E kam problem me kuptua Kryeministrin Mustafa pse po e mban qëndrimin e tij për Demarkacionin, por sot e ka ma lehtë ai bashkë me Presidentin Thaçi me ndryshua mendimin, sepse nëse nuk ndryshojnë, munden me lënë me kuptua se kanë diçka pesonale në këtë çështje”, ka shtuar ai.

“Shpresoj që Mali i Zi e kupton se është interes i dyanshëm me rishikua marrëveshjen, nuk i japim më asnjë metër tokë askujt, ka parfundua kjo pune ma”, tha Haradinaj, i cili po ashtu deklaroi se, “nëse sot lëshojm pe te Mali i Zi deri mbi Pejë, nesër Serbia ka me lype me ardh deri n’Ibër”.

“Republika e Malit të Zi, duhet me reflektua për hir të fqinjësisë së mirë dhe njëherit me qenë falënderues që e pranojmë aty ku është sot sepse shtrihet në toka shqiptare, e nuk duhet me synua me hy deri mbi Pejë”.

“Boll ma, nuk japim ma toka, dhamë Plave e Guci, Toplicat e Nishin, nuk janë ma shqiptarët ata që kanë qenë”, ka pohuar Haradinaj.

Ai ka thënë se deri në vitin 2009 është shtrua rruga deri në Çakorr me paret e Kosovës dhe kjo pune është shumë e qartë, t’u shtuar se ajo tokë është e krejt shqiptarëve.