Dega e LDK-së në Zvicër reagon ashpër ndaj sulmit në ndërtesën e Kuvendit e Kosovës

05.08.2016 11:52:33

Në reagimin e saj, dega e LDK-së në Zvicër është shprehur e shqetësuar  lidhur me sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, dhe e konsideron një akt kriminal që duhet të zbardhet urgjentisht. Të plotë reagimin e kësaj dege mund ta lexoni më poshtë:

“Dega e LDK-së me shqetësim e mori lajmin për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën e konsideron si një akt kriminal, i cili kërkon zbardhje urgjente nga institucionet e shtetit.
Sulmi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, është një sulm mbi shtetin dhe mbi demokracinë, është një sulm mbi të gjithë qytetarët e Kosovës. Dega e LDK-së në Zvicër vlerëson se kemi të bëjmë me akte të koordinuara të cilat kanë për synim zhytjen e vendit në kaos dhe anarki, për përfitime politike me agjenda antiperëndimore. Kushdo që qëndron prapa këtij shpërthimi apo sulmi, çfarëdo që të jetë ai, është kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Solothurn, 5 gusht 2016

Sektori për informim