Dega e LDK-së në Zvicër ua uron gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin- ditën e pavarësisë dhe ditën e flamurit

27.11.2016 11:02:08
  • Në emër të Degës së LDK-së në Zvicër, të gjithë shqiptarëve u përcjell urimet më të sinqerta me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarsisë së Shqipërisë.

    28 Nëntori, data më e rëndësishme e kombit tonë do të jetë përherë një datë e ndritshme, motiv frymëzimi për të gjitha sukseset e shqiptarëve kudo që ndodhen. 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar. Është vlerë që duhet të ruhet dhe kultivohet në shenjë respekti për paraardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do vijnë. Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit!

    Zoti i bekoft shqiptarët kudo që janë!

    Haki Latifi, Kryetar