Aksidenti në Vlorë: 17-vjeçari, djali i një biznesmeni të njohur (Foto)

27.11.2016 11:07:49

Mbrëmjen e djeshme, një aksident rrugor do t’i merrte jetën 17-vjeçarit Kristi Panajoti pasi ra në një gropë të hapur për ndërtimin e Lungomares, në zonën e “Ujit të ftohtë”.

Ai ndodhej në automjetin tip BMW-X6 me targa AA010AU, të cilin po e drejtonte kushëriri i tij 21 vjeç Petro Beja, i cili mbeti i plagosur.

Por kush është 17 vjeçari Panajoti? Nga verifikimet e kryera, rezulton që ai të jetë djali i një biznesmeni të njohur vlonjat në fushën e transportit, Renato Panajoti. Pikërisht familja e biznesmenit vlonjat, akuzon firmën që po kryen punimet për aksidentin, raporton Balkanweb. Sipas tyre gropa ku ka rënë automjeti, vjen për shkak se në rrugë mungon sinjalistika. Aq më tepër në orët e mbrëmjes, kur është errësirë dhe pa sinjalistikë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, ku edhe pse 2 të rinjve iu dha ndihma mjekësore, Kristi Panajoti nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.