Dega e LDK-së në Zvicër uron besimtarët me rastin e Bajramit të vogël

11.09.2016 19:14:56

 

Kryesia e degës së LDK-së në Zvicër, nëpërmjet një postimi në facebook, uron gjithë shqiptarët e besimit islam  me rastin e Bajramit të vogël, ose Kurban Bajramin.

Në urimin e kësaj dege, festa e Bajramit cilësohet si festë që bashkon njerëzit në harmoni, solidaritet dhe sakrificë për të mirën e përgjithshme.

Po ashtu, dega e LDK-së në Zvicër gjen rastin për të kujtuar gjithë ata që u flijuan për vendin dhe popullin tonë.

Prandaj uron që populli ynë të jetojë në paqe, begati dhe harmoni dhe të bashkuar të vazhdojmë të punojmë për mirëqenie.

Ky është urimi i plotë i degës së LDK-së në Zvicër:

“Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër ua uron të gjithë shqiptarëve të besimit islam festën e Bajramit të vogël (Kurban Bajramit).

Festa e Bajramit mbetet një nga festat që i bashkon njerëzit në harmoni midis tyre, ngrit ndjenjat e solidaritetit ndërnjerëzor dhe zgjon idenë e sakrifikimit për të mirën e përgjithshme. Në këtë ditë kujtojmë me respekt të gjithë ata që u flijuan për vendin dhe popullin tonë, mbi gjakun e të cilëve qëndrojnë themelet e shtetit të Kosovës.

Prandaj, edhe në këtë ditë të shenjtë urojmë që populli ynë të jetojë gjithmonë në paqe, begati dhe harmoni, me dëshirën që të bashkuar ta vazhdojmë punën tonë për një mirëqenje më të mirë të popullit tonë dhe realizimit të aspiratave tona kombëtare.

Zoti e bekoft popullin shqiptar!

Për kryesinë e Degës së LDK-së në Zvicër

Haki Latifi, kryetar”