Dega e PDK-së në Drenas, s’e pranon dorëheqjen e Demakut

25.10.2016 18:52:42

Është mbajtur mbledhja e kryesisë së degës të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, ku kryetari i komunës, Nexhat Demaku, ka ofruar dorëheqjen nga të qenit i pari i saj.

Mirëpo kryesia e degës nuk ia ka pranuar dorëheqjen, në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.