Dejona Mihaili: Nuk kam votuar kundër, Dardan Molliqaj ka mundur të më thërras në telefon

11.01.2018 20:48:50

Anëtarja e lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihaili, i është përgjigjur ish-sekretarit të lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i cili e kishte përmendur atë se kishte votuar kundër vendimit që Grupi parlamentar të takohet me Kryesinë e këtij subjekti.

Postimi i Mihailit:

“Unë nuk kam votuar kundër. E ke pasur lehtë ta konfirmosh këtë gjë, mund të më telefonoje dhe të më pyesje. Por tash na flet përmes Facebook.
Është mirë këtë jetë që kemi ta jetonim të plotë e me kuptim.
Një ditë do të bëhet më mirë për Lëvizjen e me shumë punë edhe për Kosovën. Unë do të qëndroj sa të kem frymë në krahun e Lëvizjes dhe të Kosovës.
Kjo është ftesa, thirrja e vetme dhe e përhershme që kam pasur e kam për veten së pari e për këdo që kam pasur pranë – të jetoj e punoj shqiptarisht. Të tjerat, të gjitha janë anësore dhe të kapërcyeshme”.