Besart Dreshaj: Enver Maloku është shprehja unikale e projektit politik Rugovian.

11.01.2018 21:15:22

Në një shkrim në facebook, Besart Dreshaj ka kujtuar Enver Malokun, me rastin e 19 vjetorit të vrasjes.

Z. Dreshaj e konsideron Enver Malokun pjesë të plejadës më të guximshme të gazetarëve dhe të publicistëve të Kosovës.

Ky është shkrimi i Besart Dreshajt për Enver Malokun:

Sot e nëntëmbëdhjetë vjet më parë e vranë Enver Malokun. E vranë ata që nuk e deshën fjalën e lirë. E vranë ata që nuk ë deshën fjalën e guximshme. E vranë kundërshtarët e lirisë së Kosovës!
Enver Maloku i takon plejadës më të guximshme të gazetarëve dhe publicistëve të Kosovës i cili asnjëherë nuk e rrudhi ndjenjën e tij për të shprehur atë që e ndjente për jetën, për proceset e udhëkryqeve të medha e të ndieshme të Kosovës. Asnjëherë nuk u lëkund nga përcaktimet themeltare të luftës politike dhe të luftës së përgjiithshme për pavarësinë e Kosovës.
Enver Maloku është shprehja unikale e projektit politik Rugovian. Gjithmonë besnik i tij, por gjithmonë njeri që donte të hidhte hapin edhe përtej. Kjo ishtë puna e një gazetari të patrembshëm. Veprimet e tij ishin të pandalshme. U vra në janarin e vrasjes së Burrave të Dheut!
Sot ende nuk janë gjendur vrasësit e porositur. Vrasja e tij nuk parashkruhet!