Dekadat e protestave kundër lirisë, pavarësisë e demokracisë

11.02.2017 12:41:53

Nga Rexhep Kastrati

Më 10 shkurt u bënë dhjetë vjet nga protesta e sektës okulte e Albinit kundër Pakos së Ahtsiarit, e cila emrin e plotë e kishte Propozimi Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, e në të cilën protestë u vranë dy protestues: Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Këta u vranë nga policia rumune në kuadër të poicisë së UNMIK-ut. Duhet të kujtojmë se protesta e mbajtur më 10 shkurt 2007, koincidon me protestën e 1 tetorit 1997, e cila hapi siparin e angazhimeve kundër organizimit politiko-institucional të Kosovës, dhe u hapi rrugë zhvillimeve që do të përfundojnë me ndarjen etnike të Kosovës. Edhe pse në aspektin formalo-politik, protestat e 1 tetorit 1997 dhe ato të 10 shkurtit 2007 janë zhvilluar në kontekste të ndryshme socio-politike, megjithatë të dyja kishin për qëllim angazhimet kundër lirisë, pavarësisë e demokracisë, dhe ishin për hapjen e opcioneve të tjera për Kosovën, por jo pavarësinë e saj. Nëse protestat e 1 tetorit 1997 filluan si protesta për zbatimin e marrëveshjes së Arsimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 1996, por që ishin në vazhdën e angazhimeve për të përmbysur organizimin politiko-insititucional, të filluar nga Rexhep Qosja, Luljeta Pula – Beqiri dhe Adem Demaçi, e që në fund përfunduan me ndarjen etnike të Kosovës, duke nxjerrë në tavolinë edhe opcione të tjera, ndër të cilat edhe ndarja e Kosovës, qoftë edhe si shkëmbim territoresh, protestat e 10 shkurtit 2007, po ashtu, kishin për qëllim të pengonin procesin e pavarësimit të Kosovës, dhe të fuqizojnë opcionin e ndarjes së Kosovës, që tashmë ishte në tavolinë, dhe që e ka pohuar edhe vetë Marti Ahtisari. Në këtë kontekst, duhet thënë se vrasja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, duhet konsideruar si vrasje në kuadër të përpjekjeve për të krijuar një situatë të tensionuar që do të nxiste turmat drejt reagimeve histerike që do të nxirrnin situatën jashtë kontrolli, dhe që do të fundosin procesin e pavarësimit të Kosovës. Dhe nëse nuk ndodhën këto, e që mund të mos kenë ndodhur për shkak të angazhimeve të qarta të partnerëve tanë ndërkombëtarë, megjithatë, do të kenë pasoja të rënda për Kosovën, ashtu siç patën edhe protestat e 17-18 marsti 2004, e që lidhen me çështjen e sigurisë së serbëve, të pozitës së tyre në Kosovë etj., e që dolën në sipërfaqe në periudhën postpavarësi, e që u bënë pjesë e dhe bazë e negociatave të ardhshme në Bruksel.

Nëse dekada e protestave nga 1997 – 2007, ishte dekada e parë e anagzhimit të drejtpërdrejtë kundër lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë, dekada e dytë, dekada 2007 -2017 është dekada e thellimit të angazhimeve të këtilla. Tashmë nuk ka nevojë për t’u thelluar në analiza kritiko-racionale dhe për të nxjerrë konkluzione të tilla, pasi që tashmë vetë sekta okulte e Albinit ka shpërfaqur hapur platformën kundër lirisë, pavarësisë e demokracisë në Kosovë: si platforma e Tadiqit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, me kusht që edhe Serbia të marrë një pjesë të Kosovës, si platforma e deformuar e Ukshin Hotit për republikën e zhvillimit, janë platforma kundër pavarësisë së Kosovës, kundër lirisë dhe demokracisë sëm saj. Në anën tjetër, angazhimet anarkiste, të dhunshme, tribale dhe në kufijtë e terrorizmit, me thirrje të hapura për luftë dhe për revolucion, janë anagzhime konkrete për rrënimin e shtetit, të funksionimit demokratik të institucioneve dhe për gjakderdhje masive në Kosovë dhe në rajon, në përputhje me synimet e Rusisë për luftë në rajon dhe për ndryshim kufijsh në dëm të shqiptarëve, siç kam thënë vazhdimsht gjatë viteve, dhe qysh po thonë edhe tash edhe të tjerë, e siç tha edhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Sekta okulte e Albinit, dhe në përgjithësi linja e Tiranës/Kretës, ajo udbasho-jugosllavokomuniste dhe koprusi medietik që kontrollohet nga to dhe nga strukura mafiozo-politike në përgjithësi, e mbyllën me  qëndrim të përbashkët me Serbinë: me qëndrimin që më 2017 të rrëzohet Qeveria e Kosovës, e që do të thotë edhe rrëzim i institucioneve të shtetit dhe të vetë shtetit, kurse e filluan vitin 2017 duke rikonfimruar qëndrimin e këtillë. Të gjitha zhvillimet gjatë janarit, si provkimet serbe,a shtu edhe rritja e retorikës luftënxitëse nga Serbia dhe nga linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste, e të cilave po u fryjnë Nikoliq e Vuçiq në Serbi dhe Hashim Thaçi në Kosovë, janë në drejtim të destabilizimit të Kosovës dhe të përmbylljes së procesit të ndarjes së Kosovës. Dhe ky nuk është vetëm konstatim i imi që e kam thënë vazhdimisht, por në forma të ndryshme po e thonë edhe medie të ndryshme, të cilat kanë vënë në pah edhe bashkërendimin ndërmjet hashim Thaçit dhe Vuçiqit për të tensionuat gjendjen, si dhe angazhimet e plota të hahsim Thaçit për të siguruar një karrige në negociatat në Bruksel, si bazë për të kaluar nivelin e negociatave në nivel presidentësh, ashtu edhe siç po do Serbia.