Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është një prej akteve më të rëndësishme juridike, tha kryeministri Mustafa

02.07.2017 15:14:43

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, ka thënë se shpallja e Deklaratës Kushtetuese më 2 Korrik 1990 është një prej akteve më të rëndësishme juridike, politike e historike në udhën e Kosovës drejt Pavarësisë.

“Pa protagonizëm e garë politike, Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, përkundër kërcënimeve të drejtpërdrejta të pushtuesit serb, shpallën Deklaratën Kushtetuese duke e vënë një gur të madh në ndërtimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sipas tij, ky hap riafirmoi vizionin dhe vendosmërinë e pathyeshme të popullit të Kosovës për Liri, Pavarësi dhe Demokraci “të cilat u realizuan falë lidershipit brilant të Presidentit Historik, Ibrahim Rugova dhe luftës çlirimtare të nisur nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari”.