Deklarata shokuese: E vrava 12-vjeçarin se më mërziti

22.08.2016 16:47:17

“E vrava kushëririn se më mërziti”, është kjo deklarata e Jorgo Zanit të konsideruar si monstra i Palasës që ka habitur hetuesit të cilët 1 javë pas krimit makabër ende nuk kanë një motiv se përse Zani i preu kokën A.Zariut 12 vjeçar.

Zani aktualisht ndodhet në izolim me masën e sigurisë arrest me burg vendosur nga Gjykata e Vlorës dhe pritet që këtë javë një grup mjekës ligjorë ti bëjnë atij një ekspertizë për gjendjen psikike.

Zani, pas deklarimeve se vrasjen e ka kryer se ishte mërzitur me kushëririn ka heshtur dhe të gjithë periudhën që qëndron në izolim e ka kaluar i qetë pa shfaqur anomali apo agresivitet bënë me dije nga grupi hetimor.

Zani nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin e kryer ndërsa në përfundim të ekspertizës mjekoligjore do të vendoset nëse ai do të mbajë apo jo përgjegjësi penale për krimin e kryer.

Zani u prangos 4 ditë më parë nën akuzën e vrasjes pasi me anë të një hanxhari dhe thikë ai dhunoi dhe më pas i preu kokën kushëririt të tij 12-vjeçar, i cili ndodhej në Palasë për pushime.